Detajet e reja/ Napoli nuk iu ndalua udhëtimi drejt Torinos, reagon Liga: Ndeshja do të zhvillohet!

0
Ejbwnm_WsAAUts_

Detaje të reja në mediat italiane, për sa i përket ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit. Dy futbollistët, Zielinski dhe Elmaz, rezultuan pozitivë me Koronavirus, teksa u tha se autoritetet mjekësore nuk lejuan skuadrën e Gatuzos, të udhëtonte drejt Torinos.

Ndërkohë së fundmi sipas “ANSA”-s, nuk kemi të bëjmë me një urdhër të prerë ndalimi, por thjesht një këshillim nga ASL për të bërë kujdes dhe është sugjeruar një izolim vullnetar.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Ligës, që ka konfirmuar se ndeshja Juventus-Napoli do të zhvillohet siç e parashikon axhenda. Pritet që në orët e para të mëngjesit, skuadra e Napolit, t’i nënshtrohet sërish testeve dhe me shumë mundësi do të udhëtojë në Torino.

“Lega Serie A konfirmon që ndeshja Juventus-Napoli, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, mbetet e planifikuar për nesër në orën 20.45″, shkruhet në reagimin e Ligës.

Artikulli i mëparshëmParaqitja fantastike e Kumbullës, ja me çfarë note vlerësohet mbrojtësi shqiptar
Artikulli i radhësZyrtare/ Ergys Kaçe firmos te rivalët e përjetshëm të PAOK-ut: Erdha në një klub të madh, do jap 100 %…