Janë bërë publike fotot e 2 të rinjve që janë zhdukur prej 3 ditësh në Malësinë e Madhe.
Në foto shikoni Vilson Çutajn dhe Danjel Pepajn, që kanë humbur në malet e Dukagjinit.
Denoncimi është bërë në policia nga vëllai i Vilson Çutajt.
Të afërmit janë shprehur për mediat se pasditen e tre tetorit janë dëgjuar të shtëna na afërsi të fshatit, ndërsa dyshojnë se njëri prej tyre ka vrarë dy të tjerët dhe më pas ka kaluar në Mal të Zi.
Vilson Çutaj
Babai i Klement Pepajt, i zhdukur, theksoi se të rinjtë ishin zhdukur që prej 3 tetorit duke theksuar se policia i ka kërkuar, por pa rezultat.
“Klement Pepaj ka humbur vetë i tretë. Janë dëgjuar krisma me armë në drejtim të Razmës, në një zonë pyjore. Ne nuk dimë asgjë dhe nuk kemi asnjë lajm për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, i ka kërkuar por pa rezultat. Klementi është djali im, tjetri djali i dajës Vilson Cutaj, dhe djali i xhaxhait“, tha babai i Klement Pepajt.
I pyetur se për çfarë kishin shkuar të rinjtë në mal, ai shprehet se nuk ka dijeni pasi djali ishte shprehur se do të shkonte në kafe.
Danjel Pepaj
‘Sipas të tjerëve, se unë nuk kam qenë në shtëpi. Djalin e kam lënë në shtëpi me gruan, ai ka thënë se do shkonte të pinte kafe me Vilsonin, kur jam kthyer në shtëpi nuk e kam gjetur. Djali nuk më ka njoftuar asnjëherë se ka pasur probleme“, tregon ai.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Shërbimet e Policisë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve./syri.net