Vjen reagimi i parë ndërkombëtar kundër Ramës: Votimi i Kodit, shkelje e 5 qershorit dhe …

0
European People's Party Calls for Genuine Implementation of Albanian  Electoral Reform - Exit - Explaining Albania

Ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtar kundër Edi Ramës, pas miratimit të njënanshëm të Kodit Zgjedhor.

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler është shprehur se ky votim, është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se po pengon rrugën e integrimit të Shqipërisë.

‘Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar’, thotë Michale Gahler në reagimin e tij.

Image
Artikulli i mëparshëmSi një anije kozmike, avioni i epokës hapësinore mund të ndryshojë fluturimin përgjithmonë
Artikulli i radhësGreqi: Konfirmohen 229 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit