Vasili sulom Yuri Kim/ Marrëveshja e ngjizur në ambasadën tënde u gris sot nga Rama

    0

    Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dënuar shkeljen e hapur që maxhoranca i bëri sot në Kuvend marrëvëshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik, duke votuar sot në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

    Vasili i është drejtuar ambasadores amerikane, duke i thënë që ‘marrëveshja që u ngjiz në ambasadën aemrikane u shkel sot për faqe të zezë nga Edi Rama’.

    Marreveshja konsensuale e 5 qershorit, qe u ngjiz dhe u shkrua ne Ambasaden Amerikane u shkel sot per faqe te zeze nga Edi Rama.

    Ky eshte fakt qe nuk e luan topi!

    Askush nuk mund te mbylle sot syte dhe te laje duar si Ponc Pilati perpara ketij fakti ulerites.

    Dhjetra nene te Kodit Zgjedhor te miratuar ne perputhje dhe zbatim te marreveshjes se 5 qershorit u shqyen dhe u grisen sot nga Edi Rama.

    Edhe ky eshte fakt qe nuk e luan topi.

    Çdo alibi per pergjegjesine shume te rende te Edi Rames per shkeljen e dhunshme te 5 qershorit eshte KUNDER POPULLIT SHQIPTAR , kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe kunder Integrimit Europian dhe anetaresimit te Shqiperise ne BE.

    Artikulli i mëparshëmRama shkeli marrëveshjen/ Meta: Numërimi mbrapsht sapo filloi, do i dalim zot vendit….
    Artikulli i radhësPrej 8 ditësh në grevë urie/ Vjen reagimi i Partisë Demokratike për naftëtarët e Ballshit