Trump lë spitalin/ Mesazhi i plotë: Ndihem më mirë se 20 vite më parë …

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të lërë spitalin pas mesnate me orën tonë (18:30 me orën amerikane).

Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai thotë se ndihet vërtet shumë mirë ndërsa i bën thirrje qytetarëve të mos kenë frikë nga Covid-19.

“Unë do të largohem nga Qendra e Mrekullueshme Walter Reed sot në 6:30 PM. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkruan Trump.

Image
Artikulli i mëparshëmBojkoti i kampionatit, reagon FIFA dhe UEFA: Mbështesim kërkesat e klubeve!
Artikulli i radhësMbyllen gjashtë fusha të naftës dhe gazit në Norvegji/ Përshkallëzohet greva e sindikatave. Bursa për datën 5 Tetor 2020