Dështon kalimi i Milot Rashicës te Bayer Leverkuseni

0

Milot Rashica ishte shumë afër kalimit te skuadra e Bajer Leverkusenit, me këta të fundit që nisën negociatat me lojtarin e ditën e sotme.

Pikërisht gjatë ditës së sotme u arrit edhe marrëveshja mes palëve, por gjithçka dështoi në fund.

Shkak për këtë është bërë se merkato në Gjermani është mbyllur në orën 18:00 dhe nuk u mbyllën dhe dorëzuan të gjitha dokumentet në kohë.

Në këtë situatë, Rashica është i detyruar të qëndrojë te Verderi dhe shpëtimi i vetëm është kalimi në Premier Ligë, ku disa skuadra kanë shfaqur interes dhe merkato mbyllet në 23:59.

Situata e krijuar ditën e sotme ka tërbuar së tepërmi Rashicën, që kishte pranuar gjithçka për të kaluar te Leverkuseni.

Artikulli i mëparshëmFjalët e para të Edinson Cavanit si lojtar i Manchester United: Një nder për mua të jem këtu
Artikulli i radhësZyrtare: Bakayoko kalon te Napoli