Napoli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin e Tiemoue Bakayokos për këtë edicion.
Mesfushori francez ishte fillimisht në huazim te Monaco për sezonin e kaluar, për t’u rikthyer më pas te The Blues.
Frank Lampard i tregoi lojtarit se nuk është në planet e tij, derisa Napoli arriti marrëveshje me të për ta huazuar.
Te skuadra franceze, Bakayoko arriti t’i bënte plotë 63 paraqitje në herën e parë, duke fituar titullin në sezonin 2016/17.
Më pas ai kaloi edhe si i huazuar te Milani, aty ku kishte një ringjallje në formë, mirëpo nuk tregoi më pasgjë te Chelsea për t’u huazuar te Monaco.
Napoli e kompletoi transferimin e Bakayokos, derisa edhe Milani ishte në garë për të.