Zhdukja e 3 të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe, duket se ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.
Sipas deklarimeve të banorëve të zonës si dhe të afërmve të personave të zhdukur, dyshohet se 2 prej tyre, përkatësisht Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kanë vdekur pasi janë ekzekutuar nga person i tretë, Danjel Pepaj.
Një aksion për gjetjen e të rinjve është zhvilluar nga policia në fshatin Virth, por pa patur sukses.
FaxNeës ka arritur të sigurojë pamje nga vendi ku u krye operacioni policor i ditës së sotme.
Pikërisht në shpellën dyshohej se fshihej personi që mund të ketë ekzekutuar dy të rinjtë.
Kontrolle u kryen dhe në një banesë të rënuar aty pranë, por pa gjetur asnjë indicie se ku mund të jenë të rinjtë dhe çfarë mund të ketë ndodhur me ta.
Kujtojmë se në një deklaratë të bërë më herë për mediat, babai i Klement Pelaj, që rezulton i zhdukur që prej 3 Tetorit dhe që dyshohet se mund të jetë vrarë nga kushëriri i tij Danjel Pepaj, u shpreh se krisma janë dëgjuar, por që ai nuk kishte dijeni për konfliktet e të birit.
Në media ka qarkulluar dhe një indicie se sherri ka ndodhur për shkak të një femre, por të gjitha gjasat janë që ky të jetë një truk, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se në shumë zona të thella të vendit ende kultivohet lëndë narkotike.
Gazetari Artan Hoxha që ishte dhe i pari që denoncoi me emra zhdukjen e tre të rinjve, në një postimin në rrjetet sociale, shkruan se e gjitha kjo ngjarje, që po kanalizohet sikur ka ndodhur për motive të dobëta, bëhet për të mos bërë publike arat që janë bërë me kanabis sa një bredh.