Pasi Liverpool mundi Arsenalin në Anfield Road në fund të shtatorit, Mohamed Salah, gjatë kthimit në shtëpi, u ndal pranë në një pikë karburanti për të furnizuar makinën e tij.
Aty ai pa huliganë që ngacmonin një njeri të pastrehë dhe menjëherë reagoi duke marrë në mbrojtje një farë David Craig, e dhënë më pas atij 100 paund.
“Mo ishte i shkëlqyeshëm siç është për Liverpool në fushë. Ai u shetësua kur pa që një grup djemsh po më ngacmonin, u kthye drejt tyre dhe u tha se të njëjtin fat mund të kishin dhe ata një ditë”, tha Craig për The Sun.
“Jo vetëm kaq, Mo u afrua pranë meje dhe më dha 100 paund. Çfarë legjende”, tha i pastrehu.
Craig ka qenë i pastrehë për gjashtë vjet pasi u nda nga familja e tij. Ai i kalon netët dhe ditët pranë Anfield Road.
“Mo është një hero i përjetshëm në sytë e mi dhe unë dua ta falënderoj atë,” shtoi ish-punëtori 50-vjeçar i ndërtimit.