Gjashtë të arrestuarit për aferën e abuzimit me naftën do të përballen sot me gjykatën, në një seancë për verifikimin e masave të sigurisë. Ditë më parë, gjyqtari Kastriot Gamshi u caktoi masat e sigurisë në mungesë. Deri më tani nuk ka prova të reja nga ana e prokurorisë së Tiranës, edhe pse hetimet vijojnë.
Disa nga zyrtarëve e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”. Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 milion dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur afro 4 vjet e gjysmë.