Këngëtarja Eneda Tarifa është rikthyer si prezantuese këtë sezon të ri të “Portokallisë”. Eneda do t’i zërë vendin Xhemi Shehut, e cila së fundmi deklaroi largimin nga spektakli i humorit.
Eneda ishte sot e ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku gjatë intervistës përballë kapitenëve: Flori Binajt dhe Xhodës ishte një pyetje mbi tri nga ish-moderatoret e “Portokalli”.
Eneda duhet të përshkruante me vetëm një fjalë moderatoret ndër vite të këtij programi.
Për Ornela Bregun, Tarifa përzgjodhi fjalën “Sharmante”, për Amarda Toskën përshkrimi i Tarifës ishte: “E ëmbël” e ndërsa për ish moderatoren Xhemi Shehu, Eneda u shpreh: “Gazmore”.