Sallata Cezar është zgjidhja më e mirë për një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm.
Përbërësit:
▪ 200 gr fileto pule
▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë jeshile dhe iceberg
▪ 50 gr djathë Parmigiano në copa të vogla
▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës
Përbërësit për salcën:
▪ 100 ml majonezë
▪ 40 ml qumësht
▪ 40 gr parmigiano i grirë
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni
▪ 1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.
Filetot e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetot e pulës sipër sallatës jeshile dhe iceberg të cilat i kemi larë më parë, dhe më pas hedhim dhe copat e djathit.
Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.