Shoqata e Turizmit i kërkon bashkisë Tiranë të heqë taksën e ndërtesës për strukturat akomoduese për vitin 2020

0

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që strukturat akomoduese në kryeqytet të mos paguajnë taksën e ndërtesës në bashki për vitin 2020, pasi ato po shfrytëzojnë vetëm rreth 10% të kapacitetit.

Në një letër zyrtare Shoqata njofton se prej disa muajsh, për shkak të pandemisë së zgjatur Covid—19 dhe mbivendosjes së saj me situatën që krijoi termeti i 26/11/2019, gjendja e industrisë Turistike & Udhëtimeve, po vjen duke u përkeqësuar.

Shpresa për rritje të aktivitetit turistik është zbehur nga situata kritike e pandemisë në disa shtete të BE.

Sipas INSTAT, shifrat zyrtare të turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në tetë muajt e 2020-ës krahasuar me 2019 janë rreth 35.8%. Kryesisht përfituan strukturat hoteliere në bregdet. Problem mbeten strukturat në qytetet krvesore si Tirana për mungesë to lëvizjeve të linjave ajrore dhe turizmit per biznes, ku okupanca ka qenë rreth 10%.

Urdhëresat e VKM-te, vijon letra, kufizuan shërbimet kryesore si: konferencat, organizimet festive, perdorimin e mjediseve të mbyllura (kryesoret në një hotel), zbatimi i protokollit COVid-19, ndalimi i muzikes, etj duke bërë që pjesa më e madhe e kapaciteteve të hoteleve të mos shfrytëzohet.

Hotelet po punojnë me kapacitete to reduktuara, kryesisht në fundjavë, çmimet jane deri 40% më të lira, duke vënë ne vështiresi mbijetesën dhe pagat e  punonjësve. Serioze paraqitet gjendja me punonjësit e industrisë. Më shumë se gjysma janë pa punë. Kjo situatë është e njëjtë edhe në vendet e BE-së, që u goditën nga Covid, por në keto shtete industria turistike ka qënë më e mbështetura dhe me e stimuluara, si Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj kanë lancuar Paketën e Tretë, ku turizmi merr vëmendje maksimale.

Industria e Turizmit në Shqipëri kontribuon në PPB, 1.8 miliardë euro, 48% eksportit, 47% e të punësuarve ka marrë vetëm 4 milion dollarë ndihmë si Pagë Lufte për katër muaj izolim.

Kredia për Pagat dhe Kredia Sovrane nuk ndihmuan këtë industri për kushtet specifike që ka ky sektor.

Shoqata Botërore e Turizmit & Udhetimit WITC dhe Bashkimi Europian, që në ditët e para të muajit  mars, i kërkuan qeverive të reagojnë në ndihmë të Industrise Turistike & Udhetimit. Kerkesa kryesore e tyre ishte: gjithë taksat, detyrimet dhe kërkesat financiare të sektorit të turizmit & udhëtimit duhet të hiqen me efekt të menjëhershëm te paktën per 12 muajt e ardhshëm”.

Duke pare me realizëm gjendjen e industrisë turistike dhe të udhëtimeve, si dhe vështiresitë me të cilat ajo po ballafaqohet për shkak të Covid-19, Shoqata Shqiptare e Turizmit ka kërkuar disa lehtësi të mundshme per t’u zbatuar ne kuader te mbijeteses:

  • Taksa e Ndërtesës ne Bashki per strukturat akomoduese të hiqet për vitin 2020.
Artikulli i mëparshëmTë ardhurat dhe shpenzimet e familjeve shqiptare në rënie që nga 2018-ta
Artikulli i radhësProtestuesit sulmojnë me domate veturën e kryeministrit australian