Klopp i kthen letrën emocionale tifozit 11-vjeçari që vuan nga ankthi

0

Jurgen Klopp e ka lënë të befasuar tifozin 11-vjeçar të Liverpoolit që i tregoi strategut gjerman për problemet e tij me ankthin.

Përkrahësi i The Reds nuk e kishte imagjinuar se trajneri do t’i kthente përgjigjen atij për problemet shëndetësore, mirëpo ja që nganjëherë ka edhe befasi.

Klopp menjëherë vendosi që t’i kthente letrën Lewis Balfes, për t’i treguar se si të menaxhonte ankthin që kishte kur shkonte në shkollë.

Image Credit: PA

“Përshëndetje Lewis, a mund të tregoj një sekret”, kështu e filloi letrën gjermani. “Jam paksa në siklet”.

“Të jem i sinqertë, do të isha në siklet por mos të ndodhte kjo gjë me mua, pasi kam mundësinë që atë energji ta kthejë në diçka pozitive”.

“E di se mund të jetë disi e çuditshme për moshën tuaj se një trajner i Liverpoolit mendon ashtu sikurse ju”.

“Nga letra juaj, është e qartë se jeni një person që mendoni shumë dhe shumë i kujdesshëm, andaj është normale që të ndiheni paksa në siklet”.

“Ju më keni pyetur se çfarë bëjnë lojtarët e mi kur ndihen kështu dhe përgjigja është e thjeshtë – unë ju kujtoj se sa të rëndësishëm janë ata për mua dhe duhet të kenë besim në vete dhe nuk kam dyshime se edhe ju jeni aq i rëndësishëm për familjen tuaj”, thuhet më tej në letrën e kthye nga Klopp për tifozin 11-vjeçar.

Image Credit: PA

Në një intervistë për Liverpool Echo, nëna e Lewis ka rrëfyer se si ishte ndjerë djali i saj kur e kishte pranuar letrën nga gjermani.

“Leiws ishte si në qiellin e shtatë dhe totalisht i befasuar, ishte një letër personale nga Klopp”, ka thënë ajo.

Lewisit tani i është siguruar një shëtitje nëpër të gjithë Anfieldin dhe në muzeun e Liverpoolit, aty ku gjenden trofetë.

Artikulli i mëparshëm“Viktimat rrahën Danjel Pepajn”/ Klodiana Lala zbulon telefonatën: Çfarë i tha autori vëllait pas vrasjes
Artikulli i radhësSa shumë kanë shpenzuar klubet më të mira evropiane për të ndërtuar skuadrën aktuale?