Si rrallë ndonjëherë, Xhemi Shehu publikon foton e bashkëshortit, ai shfaqet duke…

0
Si rrallë ndonjëherë, Xhemi Shehu publikon foton e

Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private.

Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre.

Madje, moderatorja e cila kurrë s’ka ndarë një foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së fundmi.

Në një postim në InstaStory, Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.

Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.

Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

Si rrallë ndonjëherë, Xhemi Shehu publikon foton e

Artikulli i mëparshëmGjithë informacioni që duhet të dini mbi vaksinat anti-Covid/ Lista e plotë dhe faza në të cilën ndodhen
Artikulli i radhësAutoriteti i Konkurrencës/ Kompanitë celulare bashkëpunuan me njëra-tjetrën për të rritur çmimet e paketave për shqiptarët