Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus ka përjashtuar imunitetin e tufës si një përgjigje ndaj pandemisë.
Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e shoqërisë bëhet imune ndaj sëmundjes përmes ekspozimit ndaj saj ose përmes vaksinimit.
Disa shkencëtarë kanë bërë thirrje që të lejohet përhapja e koronavirusit në mënyrë natyrale për të arritur imunitetin e tufës.
Por shefi i OBSH tha se kjo është një qasje imorale dhe problematike nga pikëpamja shkencore.
“Imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata. Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufës nuk është përdorur si strategji për t’iu përgjigj shpërthimeve, le më pandemive,” tha ai.
OBSH përllogarit se deri më tani vetëm 10 përqind e popullsisë në botë janë ekspozuar ndaj virusit.
Zyrtarisht janë 37 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit.