Ekspertët: Këto 12 strategjitë më të mira për mos u infektuar nga Covid-19

0

Kanë kaluar shumë muaj qëkur Covid-19 e ka ndryshuar thelbësisht jetën tonë. Ne jemi përshtatur me mbajtjen e maskave, distancimin social, larjen e vazhdueshme të duarve, dhe me punën dhe mësimin në distancë. Por çfarë dimë realisht se si të parandalojmë infeksionin nga koronavirusi? Ja cilat janë 12 strategjitë më të mira, që duhet të ndiqni:

Vendos maskën tënde

Mbajtja e një maske që ju mbulon gojën dhe hundën, mund të parandalojë që të sëmurët
me Covid-19 t’ua transmetojnë atë të tjerëve. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, rekomandon përdorimin e maskave nga fëmijët mbi 2 vjeç në ambiente publike dhe pranë njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Qëndroni larg grumbullimeve të mëdha

Covid-19 përhapet kryesisht në mesin e njerëzve, që janë brenda 2 metrave larg njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë (të paktën 15 minuta). Transmetimi i virusit mund të ndodhë kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose bisedon, duke lëshuar spërkla nga goja ose hunda në ajër. Sa më të shumtë të jenë njerëzit me të cilët bashkëveproni në një mbledhje, aq më i lartë është rreziku i infektimit.

Vazhdoni të lani duart

Larja e mirë e duarve, mbetet një hap kryesor për të parandaluar infektimin nga Covid-19. Ndaj lani shpesh duart me sapun, dhe sidomos pasi keni qenë në një vend publik, ose nëse keni shfryrë hundët, jeni kollitur apo teshtitur. Larja e duarve, duhet të zgjasë të paktën 20 sekonda.

Organizoni festa në shtëpi, por më shumë pak njerëz

Kufizoni tubimet në sa më pak njerëz, ndoshta me vetëm familjen e ngushtë dhe miqtë e ngushtë. Kur nuk është e mundur të darkoni jashtë, këshilloni miqtë tuaj të mbajnë maska
në ambiente të mbyllura. Mos harroni se anëtarët e moshuar e familjes tuaj dhe ata me sëmundje kronike, janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

Darkoni jashtë por me shumë kujdes

Megjithëse shumë restorante ofrojnë ngrënie në natyrë, për të cilën ekspertët thonë se është opsioni më i sigurt, një studim i fundit tregon se të rriturit e infektuar kishin dy herë më shumë gjasa të kishin vizituar një restorant 2 javë para sëmurjes së tyre, sesa ata që nuk janë infektuar nga ky virus.

Udhëtoni në mënyrë të sigurt

Ndërsa duhet të shmangni udhëtimet sa të jetë e mundur, ndonjëherë ato janë të nevojshme. Por para se të niseni, mund të kontrolloni nëse virusi është duke u përhapur masivisht në destinacionin ku po shkoni. Ju mund të shihni në internet numrin ditor të rasteve në secilin shtet të botës.

Bëni vaksinën kundër gripit të zakonshëm

Ekspertët e shëndetit publik, thonë se ky nuk është viti i duhur për ta kapërcyer vaksinën e gripit. Megjithëse shumë njerëz pretendojnë se gripi “u dha atyre gripin”, nuk është e mundur të infektoheni me virusin e gripit nga vetë vaksina. Ajo përbëhet nga një virusi i inaktivuar, për të nxitur sistemin imunitar të reagojë.

Si të bëni dallimin midis gripit, të ftohurës dhe Covid-19

Si Covid -19 ashtu edhe gripi mund të shkaktojnë ethe, gulçim, lodhje, dhimbje koke, kollë, dhimbje fyti, rrufë, dhimbje muskulore ose dhimbje trupi, si dhe të vjella dhe diarre. Por dallimi është se Covid-19 shoqërohet me humbjen e shijes dhe nuhatjes.

Bëni kontrolle mjekësore rutinë tek mjeku

Shumë qendra shëndetësore, po ofrojnë vizita përmes videos ose telefonit, dhe shumica kanë protokolle për të minimizuar rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit. Marrja e kujdesit urgjent kur keni nevojë për të, është veçanërisht e rëndësishme. Kjo shmang komplikimet më të rënda më vonë.

Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor

Shumë njerëz po përjetojnë ankth, depresion dhe probleme të tjera të shëndetit mendor gjatë pandemisë, pasi është një periudhë stresi dhe pasigurie. Ekspertët këshillojnë të kufizoni ekspozimin ndaj lajmeve, të praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes, të hani shëndetshëm dhe të jeni fizikisht aktivë.

Kontrolloni peshën tuaj trupore

Mbipesha po shfaqet si një faktor i pavarur i rrezikut për simptoma më të rënda nga Covid-19, madje edhe midis pacientëve më të rinj më moshë. Një studim, që shqyrtoi pacientët e shtruar në spital nën moshën 60 vjeç, zbuloi se ata me mbipeshë kishin 2 herë më shumë gjasa të kërkonin shtrim në spital, dhe madje edhe më shumë të ngjarë të kishin nevojë për ventilator, sesa ata që nuk janë mbipeshë.

Artikulli i mëparshëmAutoriteti i Konkurrencës/ Kompanitë celulare bashkëpunuan me njëra-tjetrën për të rritur çmimet e paketave për shqiptarët
Artikulli i radhësTeoria e çifteve që marrin hijen e njëri-tjetrit pas disa viteve lidhje/ Si qëndron e vërteta