Rakacolli tregon se cila moshë mund të lëvizë pa maskë duke filluar nga dita e enjte

0

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë televizive tha se protokolli i maskave është konsultuara më herët me OBSH dhe UNICEF, në lidhje me fëmijët dhe prekjen e tyre nga virusi.

Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, ndaj nën 12 vjeç nuk e kanë me detyrim mbajtjen e maskës.

Mira Rakacolli: Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës”.- tha Rakacolli në RTV Ora.

Artikulli i mëparshëmVeliaj ‘inaguron’ parkimin që përdoret prej muajsh, ndërtuar me tendera klientelistë
Artikulli i radhësÇmimi Nobel e ka humbur peshën dhe vlerën që ka pasur dikur