Kompania Fusha fiton tenderin për Piramidën

0
Piramida në Tiranë ribëhet atraktive

Bashkimi i kompanive Fusha dhe Edil-Al, dy prej kompanive më të afërta ta dyshes Rama-Veliaj, ka fituar tenderin e Bashkisë Tiranë për të rikonstruktuar tërësisht Piramidën.

Bashkia shpalli të premten fituesin mes tetë ofertuesve të tjerë.

Oferta e Fusha shpk dhe Edil Al ishte oferta më e ulët: rreth 10 milionë euro kur fondi limit i tenderit ishte rreth 13,5 milionë euro.

Kompani të tjera në garë ishin Alb-Star dhe StarTek, Gener 2 dhe K.A.E.XH, Salillari dhe G.P.G, Mane TCI dhe Inerti.

Kriteret përzgjedhëse hartuar nga bashkia ishin subjektive dhe kufizonin konkurrencën.

Bie në sy fakti se kriterin kryesor përzgjedhës të tenderit, i cili ishte që kompanitë konkuruese të kenë kryer më parë një punë të ngjashme me kosto sa 50 përqind e fondit për ndërtimin e piramidës, pra rreth €7 milionë, nuk e plotësojnë asnjë preh dy kompanive fituese të tenderit.

Nëse “projekte të ngjashme” do intepretohej si objekte social-kulturore, atëhere një objekt me vlerë të paktën €7 milionë euro, në 3 vitet e fundit, as kompania Fusha dhe as Edil-al nuk e plotësojnë këtë kriter.

Megjithatë duket se bashkia Tiranë, pas prishjes së planit fillestar për t’i dhënë kompanisë Fusha tenderin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe pronën publike rreth tij për të ndërtuar kulla, është munduar të kompensojë Fushën me tenderin e Piramidës.

Së bashku me rreth 40 tendera të tjerë të Bashkisë Tiranë, Fusha shpk rezulton të ketë përfituar mbi 65 milionë euro tendera.

Artikulli i mëparshëmMeta kujton Migjenin: Vargjet e tij simbolizojnë revoltën popullore
Artikulli i radhësVeliaj ‘inaguron’ parkimin që përdoret prej muajsh, ndërtuar me tendera klientelistë