Gazetarja Iva Tiço ka reaguar mbi lajmin e qeverisë për faljen e gjobave të vëna gjatë pandemisë.
“Një lajm i shkëlqyer për të të gjithë ne trapat që për tre muaj ndenjëm brenda e u bindëm.
Hë më ta lumsha shtet…”, shkruan ajo me ironi. “Gjatë pandemisë u gjobitën dhe u vendosën rregulla strikte ku edhe në farmaci nuk mund të shkonim pa njoftuar. Pati jo pak qytetarë që e shkelën urdhrin e dhënë por shumica qëndruan.
Krejt papritur qeveria ka vendosur që të falë gjobat me qëllimin lehtësimin dhe amnistimin e këtyre shkeljeve bazuar edhe në situatën psikologjike tek qytetarët. Por nga ana tjetër pa dashur krijon edhe precedentin që në të ardhmen dikush mund të shkelë një urdhër, se gjobat pas ca kohësh amnistohen. Ups, ndoshta edhe kështu ndodh”, vijon ajo.