Presidenti i KE-së Charles Michel shtyn dasmën për të shmangur karantinën

0
Presidenti i KE-së Charles Michel shtyn dasmën për të shmangur karantinën

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka shtyrë dasmën e tij, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në Francë, këtë fundjavë, për të shmangur karantinën pas kthimit të tij në Belgjikë.

Zëdhënësi i tij e konfirmoi këtë lajm për gazetën belge Le Soir, raporton Politco.eu.

Michel dhe partnerja e tij Amelie Derbaudrenghien do të martoheshin të shtunën në Monmeyan, një fshat në juglindje të Francës.

Rajoni konsiderohet si “zonë e portokalli” nga ministria e Jashtme belge, çfarë do të thotë se Michel do të duhej të karantinohej kur të kthehej në Belgjikë pas dasmës.

Artikulli i mëparshëmMamaja nxjerr në shitje fëmijën për të blerë një palë çizme (FOTO)
Artikulli i radhësPse idetë më të mira na vijnë në dush?