“Mbështetje për fermerët”/ Drejtoresha e AZHBR-së: Në 7 vite janë alokuar 110 milionë euro. Po punojmë për përthithjen e fondeve

0
krifca

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca thotë se qeveria dhe institucioni që ajo drejton është vënë në dispozicion të ndihmës së fermerëve.

Gjatë konferencës me kryeministrin Rama, Krifca bëri një përmbledhje të investimeve në 7 vitet e fundit. Sipas saj para vitit 2013 investimet ishin në 40 mln euro, ndërsa nga viti 2013 deri në 2020 janë alokuar 110 mln euro.

“Nga 2007-2012 janë vënë dispozicion 40 mln euro. Ndërsa në mandatin 2013-2020 janë alokuar 110 mln euro. Flasim për një rritje 175%.

Nëse i krahasojmë vit për vit, buxheti ka pasur një rritje prej 300%. Në 2013 fondet kanë qenë 6.5 mln euro. Aktualisht jemi me 27 mln euro të alokuara. Në 2013 pagesa për fermerët ishte 115 lekë. Në 2020 një fermer mbështet me 220 mijë lekë.

Në 2020 janë mbi 17 mln euro në investime në agropërpunim. Ka një vlerë granti prej 11.7 mln lekë. Kjo nuk mjafton. Ne jemi në garë me kohen dhe po punojmë për përthithjen e fondeve.

Nga 2013 deri më sot janë 54 mijë fermerë që kanë marrë mbështetje direkte prej 75 mln euro”, u shpreh Krifca.

Artikulli i mëparshëm‘Nuk vendos maskë’/ Shqiptari bën për spital 3 policë
Artikulli i radhësTragjedi shqiptare në Gjermani, vëllezërit 13 dhe 17-vjeç i përplas treni ndërsa kalonin shinat për të shkuar në shkollë