Tragjedi shqiptare në Gjermani, vëllezërit 13 dhe 17-vjeç i përplas treni ndërsa kalonin shinat për të shkuar në shkollë

0
4

Dy vëllezër të moshës 13 dhe 17 vjeç me origjinë nga Deçani i Kosovës gjetën vdekjen në shinat e trenit në një aksident hekurudhor në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm në Bavari, në periferi të Landshut.

Ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në stacionin e trenit.

Sipas mediave gjermane, vëllezërit ishin ndarë nga një grup shokësh dhe nisën të kalonin shinat për për të shkurtuar rrugën në stacionin hekurudhor ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

Dhe fatkeqësisht, ata nuk e panë trenin që vinte nga drejtimi tjetër. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, drejtuesi i trenit u përpoq të ndalonte trenin, por pa sukses.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një postim në facebook thotë se  është tronditur rëndë nga tragjedia në familjen Arifaj.

 “Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune.Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

8
Artikulli i mëparshëm“Mbështetje për fermerët”/ Drejtoresha e AZHBR-së: Në 7 vite janë alokuar 110 milionë euro. Po punojmë për përthithjen e fondeve
Artikulli i radhësKoronavirusi vazhdon përhapjen te Milani, klubi kuqezi njofton të infektuarin e radhës para derbit