Rrugët e bllokuara të Tiranës janë kthyer në makthin e qytetarëve.
Në veçanti, segmenti i Unazës së Re, ku firma e ndërtimit po kryen punime paralelisht me makinat që qarkullojnë dhe këmbësorët që kalojnë pranë makinerive të rënda, është përditë një makth.
Ndërkaq, trafiku te kthesa e Kamzës është një tjetër skandal që ndodh në Tiranë, pasi makinat duhet të kalojnë në një rrugë me vetëm 1 korsi hyrëse.
‘Një ferr i vërtetë, trafiku në Tiranën e Lal Plehut, e cila është kryeqyteti i vetëm i planetit me hyrje kryesore me një korsi. – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook dhe e ilustron me pamje.
– Shikoni videon e qytetarit dixhital.’
Kjo është Tirana e vërtetë dhe jo ajo që paraqet dhe propagandon Erion Veliaj me kronika të monutara,