Lajme të mira për Liverpoolin: Mane e Alcantara mposhtin koronavirusin

0

Liverpooli ka marrë një lajm fantastik para rikthimit të Ligës Premier sërish në aksion.

Jo vetëm liga angleze, por edhe kampionatet e tjera evropiane kishin pushim, shkaku i ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve.

Në aksion ishin edhe kombëtaret nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, deri në Azinë e Australinë e largët për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo situatë e ka favorizuar mjaftë Liverpooli, pasi Sadio Mane dhe Thiago Alcantara janë rikthyer në aksion.

Dyshja e The Reds ishin të infektuar me coronavirus qysh në start të këtij muaji, mirëpo mesfushori spanjoll dhe sulmuesi senegalez kanë arritur që të shërohen plotësisht.

Artikulli i mëparshëmDeulofeu thotë se Ronaldinho ishte lojtar më i mirë se Messi
Artikulli i radhës‘Mbreti’ LeBron James, MVP i finaleve për herë të katërt në karrierën e tij