Merkel shprehet e shqetësuar me situatën e pandemisë në Evropë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të martën se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me coronavirus në të gjithë Evropën.

“Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze”, tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut.

“Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, shtoi ajo.

Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.

Në disa vende situata është më e rëndë se në muajin mars dhe prill, kur pandemia kishte marrë hovin e parë.

Shumica e vendeve evropiane tashmë kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Megjithatë, ato po shmangin masën e izolimit mbarëkombëtar, sikurse e kishin vendosur në mars, për shkak të pasojave në ekonomi dhe segmente tjera të shoqërisë. /REL/

Artikulli i mëparshëmQyteti që gjithmonë “parashikon” se kush do të zgjidhet president i SHBA-së
Artikulli i radhësDiamanti rrallë rozë do të dal në ankand, vlerësohet rreth 38 milionë dollarë