Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me coronavirusin COVID-19 dhe motra e tij Katia Aveiro ndau një mesazh të zemëruar në mediat e tij sociale duke thënë se ky është ‘mashtrimi më i madh ndonjëherë’.
Dje (e martë) gjatë ditës u raportua se ylli i Juventusit ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra me kombëtaren e Portugalisë.
Megjithatë, ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Ronaldos, Katia Aveiro, e cila ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ky është një mashtrim.
“Nëse duhet të jetë Cristiano Ronaldo të zgjojë botën, atëherë duhet të them se ky njeri është një i dërguar nga Zoti. Faleminderit”, shkroi ajo në një ‘story’ në Instagram.
“Unë mendoj, që nga sot, mijëra njerëz kanë filluar të besojnë në pandemi dhe të ndjehen si unë: mashtrimi më i madh ndonjëherë”.
“Një frazë që lexova sot dhe duartrokas. Mjaft me këtë botë të kukullave, dikush hap sytë ju lutem”, shkoi në një tjetër ‘story’ motra e Ronaldos.
Deklaratat për të cilat ajo referohet janë ato të një gazetari portugez i cili thotë se diagnoza e Ronaldos me Covid është shembulli më i mirë për njerëzit që të besojnë në virus dhe të kujdesen për veten e tyre duke ndryshuar zakonet e tyre.