Melania Trump rezulton negative për COVID-19, por tani infektohet djali i çiftit presidencial

0

Në një mesazh të publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump tha testimi i ri ka rezultuar negativi për coronavirusin.

Por djali i saj, Barron, 14 vjeç, doli pozitiv sa i përket pandemisë së njohur më mirë si COVID-19.

“Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek djali ynë”, shkruan ajo pas diagnozës së saj dhe presidentit, Donald Trump, raporton CNN.

Barron fillimisht doli negativ, por sërish u testua dhe doli pozitiv. Ajo tha se Barron nuk kishte “asnjë simptomë”.

Sa i përket simptomave të saj, ajo tha se ato ishin “minimale, megjithëse më goditën të gjitha menjëherë”. Zonja e Parë tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ajo gjithashtu përshkroi planin e saj të trajtimit, duke thënë “Unë zgjodha të shkoj në një rrugë më natyrale për sa i përket mjekësisë, duke zgjedhur më shumë vitaminat dhe ushqimin e shëndetshëm. Ne kishim kujdestarë të mrekullueshëm përreth nesh dhe do të jemi përgjithmonë mirënjohës për kujdesin mjekësor dhe diskrecionin profesional që e morëm nga Dr. Conley dhe ekipi i tij. Për stafin mjekësor dhe personelin e qëndrimit që janë kujdesur për familjen tonë – faleminderit nuk thotë sa duhet”, pohoi Melania.

Ndryshe, Donald Trump kishte deklaruar se e kaluar coronavirusin, por një gjë të tillë nuk e kanë mjekët e presidenti amerikan.

Artikulli i mëparshëmIzraeli po ndërton më shumë se dy mijë njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor
Artikulli i radhësPa një tjetër debat mes Trumpit dhe Bidenit, gjendet një zgjidhje alternative