Një grua e cila ishte lënduar kur një burrë derisa po tentonte të parkonte veturën, humbi kontrollin mbi timonin dhe u përplas në një restorant në Kaliforni, raportohet se ka ndërruar jetë.
Gruaja vdiq të hënën në spital, ka bërë të ditur rreshteri i policisë Christian Camarillo. E burime brenda policisë në Kaliforni, kanë bërë të ditur se gruaja u shpall e vdekur pasi truri i saj ndaloi së funksionuari në repartin e kujdesit intensiv.
Në këtë aksident gruaja tashmë e ndjerë dhe shtatë persona tjerë ishin dërguar me urgjencë në spital për trajtim. E gjendja shëndetësore e shtatë të lënduarve tjerë është stabile.
Zyrtarët policorë fillimisht kishin njoftuar se bëhet fjalë për një burrë të moshës 69-vjeçare, që ishte prapa timonit të Toyota 4Runner i cili gjithashtu është lënduar.
E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura kalon nëpër rrugë dhe përfundon në një zonë të mbushur me restorante dhe klientë, që po shijonin specialitetet e tyre të preferuara.