Pronari i dyqanit qëllon për vdekje tre grabitësit që tentuan ta vjedhin (VIDEO)

0

Pronari i një lokali në Brazil ka qëlluar për vdekje tre plaçkitësit, që për disa momente ia kishin drejtuar revolen në kokë.

Tentim plaçkitja ka ndodhur më 7 tetor në qytetin Sorokaba, 75 kilometra nga Sao Paulo në Brazil.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se tre plaçkitës ishin futur në lokal rreth orës 11 dhe ishin shtirur kinse janë klientë – madje kishin biseduar me pronarin, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar.

Por në një moment, njëri prej tyre nxori revolen dhe i kërkoi pronarit t’ua jap të gjitha paratë që i ka në arkë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar pronarin i cili me qetësi largohet nga banaku, duke i bërë hajnat të relaksohen paksa, por ai i befasoi kur e nxori revolen nga brezi.

Në atë moment njëri nga plaçkitësit shtie me revole, duke thyer një raft nga e majta e pronarit e lokalit. Por, ai iu kundërpërgjigj me disa plumba që goditën të tre plaçkitësit që tentuan të ikin.

Në video shihet se si pronari shti mbi ta edhe nga një herë derisa ata qëndronin të shtrirë në dysheme.

Policia se dy plaçkitësit kanë mbetur të vdekur brenda lokalit, derisa i treti ka humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu nuk dihet nëse pronari do të arrestohet apo do të cilësohet si vetëmbrojtje.

Artikulli i mëparshëmHumb kontrollin/ Makina përplaset me restorantin e mbushur me klientë në Kaliforni
Artikulli i radhësFOTOT/ Surpriza nga Puka: Do ndërtohet një nga ‘Zip-line-t’ më të shpejtë dhe më të gjatë të Europës dhe një Park Aventurash