Pite e mbushur me fileto pule

0

Nese deshironi nje vakt te shijshem, por nuk keni shume deshire te gatuani, pitet e mbushura jane pikerisht ato qe ju duhen! Mund ta mbushni brenda me çfare te deshironi, por e rendesishme eshte te kene: nje perberje kremoze (djathe i shkrire apo majoneze), nje proteine (mish pule, viçi, peshk, veze), nje sallate (jeshile, rukola, spinaq) dhe pak zarzavate te gjalla (domate, kastraveca, finok, avokado) te cilat e bejne me krokante. Me poshte, po ju propozoj variantin tim:

Perberesit

  • pite gruri e gatshme (piadina, tortija etj)
  • majoneze
  • rukola
  • 1 fileto pule e pjekur/skuqur, e prere ne copa te vogla
  • 1/4 avokado, e prere ne copa te vogla
  • 1 domate e thare, e prere holle
  • pak finok, i prere holle

E vendosim piten ne tavolinen e punes dhe e lyejme me pak majoneze. Hedhim rukola ne te gjithe siperfaqen e saj, me pas shtojme me rradhe perberesit e tjere: copezat e filetos se pules, te avokados, domates se thare dhe finokut. E rrotullojme mire, e ndajme ne dy pjese dhe e sherbejme.

*Keshille: Nese doni ta pregatisni vete piten, ndiqni receten tone duke klikuar ketu/unegatuaj.com

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ 15 raste të reja brenda 24 orëve, shkon në 678 numri i të infektuarve
Artikulli i radhësCOVID-19/ Në Shqipëri 58% e të prekurve me janë shëruar. Ja sa pacientë ndodhen të shtruar në spital