‘Djali im e kishte virusin për dy sekonda, ktheni fëmijët në shkolla’

0
‘Djali im e kishte virusin për dy sekonda, ktheni fëmijët në shkolla’

Presidenti Donald Trump deklaroi se djali i tij, Barron, po e merr veten mirë nga koronavirusi.

Ai shtoi se nuk priste që 14-vjeçari të merrte veten kaq shpejt, duke insistuar se fëmijët duhet të kthehen nëpër shkolla.

Gjatë një tubimi elektoral, ai tha: “Barron Trump është infektuar me virusin kinez”.

“Kina është Kina dhe ky virus erdhi nga Kina, ndaj është virusi kinez”, tha ai.

“Ai u prek për një periudhë shumë të shkurtër, madje mendoj se as e dinte që ishte prekur”.

“Për shkak se janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe e mposht virusin”.

Trump tha se Barron e kishte virusin për dy sekonda, përpara se të rezultonte negativ.

“Për shkak se kalon kaq shpejt, unë them që të hapim shkollat. Ktheni fëmijët në shkolla,” tha Trump.

Vetë presidenti u diagnostikua me koronavirus dhe kaloi 3 net në spital.

Artikulli i mëparshëmGati gjysma e popullatës kanë pak gjasa të infektohen pasi…
Artikulli i radhës‘Ka grabitur 120 ha tokë’/ Banorët e Kaninës padisin Faten e Ramës