FOTO/ Ngjarje tronditëse në Turqi, i burgosuri lihet të vdesë në karrike plastike i izoluar

0

Featured image of article: FOTO/ Ngjarje tronditëse në Turqi, i burgosuri lihet të vdesë në karrike plastike i izoluar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Gumushanes në Stamboll. Ish-nën komisari Mustafa Kabakçioglu është gjetur i vdekur nga rojet e sigurisë në dhomën e burgut i ulur në një karrige plastike.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2016 dhe ishte mbajtur në burg edhe pse nuk kishte ende një vendim gjykate. Ndërkohë gjatë muajit gusht Kabakçioglu ka pasu shqetësime shëndetëore, duke u shoqëruar nga një kollë e forte, pas kësaj mjekët kanë dyshuar se ai ka pasur koronavirus dhe e kanë izoluar në një prej qelive të burgut.

Gardianët e gjetën atë të vdekur në qeli në fund të shtatorit, por gjithçka u bë publike pasi avokatët morën pamjet e kamerave të sigurisë ku u zbulua edhe mënyra se si kishte vdekur. Ai u la të vdiste në një karrige të bardhë plastike duke mos patur ndihmën e mjekëve dhe më vonë ai rezultojë se nuk ishte më Covid-19.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas publikimit të pamjeve ka reaguar Kryeprokuroria Publike Gümüşhane, e cila ka pretenduar se Kabakçioglu nuk ishte dakord të shkonte vetë të shkonte në spital.

Artikulli i mëparshëmBasha i përgjigjet Ramës: Pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje jotja
Artikulli i radhës80 milion euro humbje vjetore nga duhani – Drafti i ri sjell në “shina” tregun informal, gjoba deri në 1 milion lekë për shkelësit