Mbyllet gjykata e Beratit/ Punonjësja del pozitive me koronavirus

0

Një punonjëse e gjykatës në Berat ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Burimet bëjnë të ditur se për rrjedhojë të gjithë punonjësve të tjerë është bërë sot tamponi dhe pritet të dalin përgjigjet.

Një punonjëse e administratës së Gjykatës së Beratit ka rezultuar sot “pozitive” me Coronavirus. Punonjësja 58-vjeçare ishte në shërbim në portën hyrëse të gjykatës dhe prej disa ditësh kishte shfaqur shenjat dalluese të infektimit. Ajo kishte kryer tamponin disa ditë më parë dhe rezultati i saj mbërriti sot “pozitiv”.

Kjo ka sjellë edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit,deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer të gjithë punonjësit e kësaj gjykate, përfshi këtu gjyqtarë,sekretare,avokat, punonjës administrate etj.

Që prej ditës së sotme,Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent sipas Vendimit të KLGj-së dhe për përcaktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar. Reduktimi i punës së Gjykatës së Beratit u ndërmor për të shmangur përhapjen e virusit dhe do të vazhdojë të zbatohet deri në daljen e përgjigjeve të tamonëve që ka kryer dhe do të vijojë të kryejë i gjithë stafi i këtij institucioni ligjvënës. Menjëherë pas konfirmimit “pozitiv” të punonjëses së kësaj gjykate,Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer edhe dezinfektimin e të gjitha ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

Artikulli i mëparshëmTheu rregullat dhe kufizimet e COVID-19, Policia londineze i ndërpret xhirimet e klipit, Dua Lipës
Artikulli i radhësFOTO/ Joe Biden presion Ukrainës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm që hetonte kompaninë e të birit