Napoli po shpreson që Evertoni do të ofrojë një marrëveshje pako për Allan dhe Hirving Lozano, sipas France Football.
Interesimi i Carlo Ancelotti për dy lojtarët e Napolit nuk është më sekret, ndërsa Napoli nuk duan t’i mbajnë në ekip asnjërin prej tyre pas një sezoni zhgënjyes.
Sipas France Football, presidenti Aurelio De Laurentiis po shpreson të mbush arkën e klubit me këtë marrëveshje të dyfishtë.
40 milionë euro kërkohen për mesfushorin brazilianin Allan dhe 38 milionë uro për meksikanin Lozano.
Lozano bëri 28 paraqitje duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime.
Allan është nën kontratë deri në qershor 2023, por ka qenë në prag të një transferimi prej 50 milionë eurosh në Paris Saint-Germain vitin e kaluar.