Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është duke shijuar ende suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.
Ajo ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Dua u tregua nostalgjike duke publikuar për fansat e saj një video shumë të këndshme, të realizuar në fëmijërinë e saj.
Bëhet fjalë për kohën kur Dua ishte jo më shumë se dy ose tre vjeçe, teksa lahej në plazh dhe i buzëqeshte kamerës, duke u iniczuar nga babai i saj, Dukagjini.
“Gudulisjet për ju të enjten”, shkroi artistja në mbishkrimin e kësaj videoje, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e saj.
Dua përndryshe po qëndron e karantinuar bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në Londër, pas një përpjekje të dështuar për të shkuar në New York, në ditën kur Britania ndërmori vendimin për ndalimin e fluturimeve.