COVID-19/ Shkon në mbi 190 mijë numri i të vdekurve në botë, 50 mijë vetëm në SHBA

0

Vdekjet nga koronavirus në mbarë botën e kanë tejkaluar shifrën e 190 000, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë deri më sot ka shkuar mbi 2.7 milionë. Këto janë të dhënat e fundit nga ‘Johns Hopkins University”.

Më saktë deri tani janë të infektuar 2 719 483 në mbarë botën, nga ku kanë vdekur 190 890. Ndërsa të shëruarit nga koronavirusi janë 738 490.

SHBA-të po i afrohen 50 000 vdekjeve të koronavirusit, ku deri tani numërohen 49 963. Ndërsa numri i të infektuarve në SHBA është 869 172. Itali që ëshët vendi i dytë pas SHBA-së ka 25 549 të vdekur nga koronavirusi dhe më pas Spanja e treta me 22 157.

Artikulli i mëparshëmPolicia arreston autorin e plagosjes në Tropojë. Procedohen penalisht 3 persona të tjerë për moskallëzim krimi
Artikulli i radhësJa pse shtëpitë e hollandezëve nuk kanë perde