MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA

0
Minister Of Foreign Affairs Gabi Ashkenazi (archive)

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA

Ministria e Punëve të Jashte të Izraelit përmes një deklarate për media thotë se mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. “Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit”,- thuhet në deklaratën e MPJ-së së Izraelit.

DEKLARATA E PLOTË
Ministri i Punëve të Jashtme mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit.

Ministri i Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi: “Unë mirëpres nismën për krijimin e një forumi kundër antisemitizmit në kryesinë e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi dhe bashkimi i duarve midis vendeve dhe kombeve është çelësi për të përballuar këtë fenomen të keq.

Artikulli i mëparshëmPolicia vendos 25 milion lekë gjoba qytetarëve në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësPamje të rënda nga aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër (FOTO)