Ka ndodhur mrekullia pas 15 vitesh në koma. Lajm i mirë është raportuar për princin Al-Ëaleed bin Khalid Al-Saudi, i cili ka arritur të lëvizë gishtat e dorës pas shumë vitesh në koma.
Videoja e publikuar nga mamaja e princit tregon sesi ai mundet t’i përgjigjet zërit të një femre me anë të reagimit të lëvizjes së gishtave.
Princi ndodhet në koma që prej vitit 2005 pasi kishte kaluar hemoragji në tru, për shkak të një aksidenti me motor.
Babai i princit u shpreh për mediat lokale se “Unë nuk i kam humbur akoma shpresat se djali im një ditë do të shërohet plotësisht”.