Policia vendos 25 milion lekë gjoba qytetarëve në 24 orët e fundit

0

Policia ka vijuar edhe në 24 orët e fundit kontrollet për zbatimin e aktit normative të qeverisë për vendosjen e maskave në rrugë.

Sipas Policsë në 24 orët e fundit në Shqipëri janë gjobitur 844 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska.

Që e konvertuar në para do të thotë një shifër me vlerë 250 milion lekë të vjetra.

Nga personat e gjobitur 659 ishin këmbësorë ndërsa 185 të tjerë pasagjerë të konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Ato janë gjobitur me masën administrative 3000 lekë e cila do t’i shtohet faturës së dritave.

Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona pasi në momentin e ndalimit ata nuk kanë pasur mjet identifikimi me vete.

Pasi janë identifikuar në komisariat dhe janë gjobitur, ata janë lënë të lirë.

Artikulli i mëparshëmDeputetja socialiste shtatzënë, rezulton e infektuar me koronavirus
Artikulli i radhësMPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA