OPEC + : Rregullat mbi uljet në prodhim mund të zgjaten tej Janarit 2021. Bursa për datën 23 Tetor 2020

0

Rusia nuk përjashton mundësinë që OPEC+ të mund të zgjasë uljen aktuale te prodhimit me 7.7 milion fuçi në ditë të edhe gjatë vitin të ardhshëm, sipas Presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia në të kaluarën ka hezituar të mbajë premtimin e saj sa i takon shkurtimeve të prodhimit të naftës, kështu që përmendja e zgjatjes së shkurtimeve nga ana e zyrtarëve të saj, është shumë e rëndësishme për tregjet.

Në fakt, Rusia nuk kishte arritur të ulte prodhimin e saj të naftës në nivelin për të cilin ra dakord për pjesën më të madhe të periudhës së shkurtimeve në 2019 dhe në fillim të vitit 2020

Rusia gjithashtu ishte ajo që ndezi luftën e çmimeve të naftës midis saj dhe Arabisë Saudite, kur refuzuan të bien dakord për shkurtime shtesë duke përdorur argumentin se ndërsa OPEC zvogëlon prodhimin, kjo gjë i hap derën prodhuesve Amerikanë të rrisin të tyret.

Vladimir Putin ka pasur disa diskutime me Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara për gjendjen e tregjeve të naftës. “Ne besojmë se nuk ka nevojë të ndryshojmë asgjë në marrëveshjet tona,” tha Putini. “Ne do të shikojmë se si tregu do të rimëkëmbet. Konsumi është në rritje. ”

Putin shtoi, megjithatë, se ata nuk “përjashtuan” mundësinë që OPEC + të mbajë shkurtimet aktuale të prodhimit, në vend që t’i heqë ato, me ritmin për të cilin ishte rënë dakord fillimisht.

Por Putini shtoi se. “Nëse është e nevojshme, ne mund të marrim vendime të tjera për ulje të mëtejshme. Por ne nuk e shohim një domosdoshmëri të tillë tani, në këtë moment,  ”tha Putin, duke lënë të nënkuptohet se shkurtime të tjera jane të mundshme.

Gatishmëria e Rusisë për të konsideruar edhe shkurtime shtesë ose për pritur më gjatë sesa ishte planifikuar për të lehtësuar shkurtimet aktuale do të shihet pozitivisht nga tregjet, të cilat kanë luftuar për të dalë nga ngërçi ku çmimet e naftës kanë rënë prej muajsh tani.

Bursa për datën 23 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA375.25– 4.50
DIESEL334.75– 2.50
BRENT41.24– 0.28

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmZëri i Amerikës nxjerr studimin befasues: Nëse e keni kaluar këtë virus së fundmi, mund të jeni të mbrojtur nga Covid-19
Artikulli i radhësDetaje të reja/ Gjendet në greminë shtetasja e huaj, në kërkim shoqëruesi i saj