Milani është skuadra më në formë italiane dhe jo vetëm.
Kuqezinjtë kanë regjistruar 25 ndeshje pa humbje, ku nga to 21 janë zyrtare.
Pas katër xhirove të para në kampionat, Milani prinë në tabelë me 12 pikë dhe të gjithë e shohin për titull.
E për ecurinë fantastike të skuadrës së tij ka folur trajneri Stefano Pioli, teksa është pyetur për titullin e kampionit.
“Mendojmë se jemi në një nivel të mirë dhe e dimë se ku duam ta mbyllim sezonin. Jemi ambiciozë, por nuk duhet të jemi të nxituar”.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në çdo detaj, teknik, taktik, fizik, si dhe të bazohemi tek afrimet në janar ose verën e ardhshme”, deklaroi Pioli.
Tutje trajneri italian ka deklaruar se janë katër ose pesë skuadra më të forta se Milani, duke befasuar të gjithë me përgjigjen e tij.
“Duhet thënë këtë, aktualisht janë katër ose pesë skuadra që janë më të forta se ne (Juventus, Inter, Roma,Napoli dhe Lazio)”.
“Ne duam të vazhdojmë formën e mirë dhe mbi të gjitha udhëtimin e nisur nga janari. Prej asaj periudhe jemi rritur vazhdimisht. Në janar ndryshoi gjithçka për shkak se morëm lojtarë që ishin të përshtatshëm për stilin tonë të lojës, si dhe mbushëm boshllëqet që kishim në skuadër”, u shpreh Pioli.
Kujtojmë që të dielën Milan do ta luaj derbin e xhiros pasi në San Siro pret Romën që gjithashtu po bënë ndeshje shumë të mira.