Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Librazhd.
Në këtë ngjarje mësohet se ka mbetur e aksidentuar një grua e cila dyshohet se është një shtetase e huaj.
Në vendngjarje është konstatuar edhe një ambulancë me targa maqedonase.
Shtetasja e huaj është ende e paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.
Kjo është edhe arsyeja përse policia po bën kërkime në zonë.
Gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.