Kodi Zgjedhor/ Varhelyi insiston: Prisni opinionin e ‘Venecias’ para se të rivotoni

0
Varhelyi: No other region has access to so much financial mechanisms as the  WB - European Western Balkans

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi sërish për çështjen e Kodit Zgjedhor. Ai tha se është i kënaqur që kryeministri Edi Rama e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias.

Varhelyi bën thirrje që mazhoranca të presë përpara se të bëjë rivotimin në Kuvend.

“Jam i kënaqur që kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut.

Prandaj do ishte e matur nëse do të presim që opinioni të dorëzohet para rivotimit në Kuvend.

Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan ai.

Artikulli i mëparshëmBasha: Nuk ka asnjë parti të dalë nga PD, ka veç parti të krijuara nga Rama
Artikulli i radhësOBSH dhe Wikipedia, bashkë kundër gënjeshtrave për COVID-19