Gjykata sportive në Itali ka dënuar me gjobë 15 mijë euro plus paralajmërim për drejtuesin e Juventusit, Fabio Paratiçi.
Ky i fundit pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen mes Juventusit dhe Veronës, kishte shpërthyer ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, aq sa shkoi deri në një qëndrim kërcënues ndaj tij.
Për këtë ai është dënuar me gjobë 15 mijë euro dhe është paralajmëruar se në rast se do përsëritet e njëjta gjë, do të ketë një vendim më të rëndë në drejtim të tij.
Paratiçi pa asnjë lloj autorizimi kishte shkuar në dhomat e zhveshjes ku qëndronin arbitrat dhe ka mbajtur një qëndrim kërcënues ndaj tij, për mënyrën se si drejtoi ndeshjen gjatë 45 minutave të para.