Pamje nga sulmi terrorist, rritet numri i viktimave, njërit iu pre koka

0

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një katedrale në Nisë. Kryebashkiaku i qytetit tha se ‘gjithçka flet për sulm terrorist’. Kjo ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale. Policia nxitoi të rrethonte zonën dhe ka arrestuar autorin, sipas raporteve lokale.

Sipas një medieje tjetër, njëra nga viktimat është 70-vjeçare dhe i është prerë koka njesoj si mësuesit në Paris disa ditë më parë. 

Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, sipas raporteve lokale, para se policia të mbërthente zonën dhe të arrestonte sulmuesin.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Twitter: ‘Unë jam në vend me [policinë] që arrestoi autorin e sulmit. Konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.’

Sulmi është vetëm i fundit që goditi Francën, pasi një pakistanez 18-vjeçar goditi me thikë dhe plagosi dy persona jashtë zyrave të vjetra të revistës satirike Charlie Hebdo. Ai ka pranuar në polici se ai kishte në shënjestër revistën për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

Në fillim të këtij muaji një mësuesi francez të historisë, Samuel Paty, iu pre koka në një sulm tjetër në veri të Parisit – gjithashtu për karikaturat e Profetit. Paty u godit me thikë nga një çeçen 18-vjeçar pasi ai u tregoi karikaturat studentëve të tij gjatë një mësimi për fjalën e lirë. Prindërit e nxënësve në shkollë kishin udhëhequr një fushatë kundër tij, para se të ndodhte sulmi. Shtatë janë arrestuar.

Artikulli i mëparshëmManastistirliu: Nëse mbingarkohen spitalet, do përzgjedhim kush do kurohet
Artikulli i radhësFranca në shok/ Regjistrohen tre sulme terroriste, dy në tokën e saj