Tre gjyqtarë në dhomën Civile të Tiranës dhe dy të tjerë në Dhomën Penale kanë rezultuar me Covid-19. Lajmi konfirmohet nga abcneës.al. Ndërkohë burime të sigurta konfirmojnë infektimin e 5 sekretareve gjyqësore në Gjykatën e Apelit Tirane.
Nuk dihet si është gjendja e tyre por puna në këto institucione vazhdon pa u marrë ndonjë mase për parandalimin e zinxhirit të infektimeve.
Numri i të infektuarve me Covid-19 është shtuar përgjatë ditëve të fundit. Një ditë më parë MSH raporton për 275 persona të infektuar në 24 orë.