Bayern nuk ndalet, merr 3 pikë në fushën e Kolnit

0
Bayern nuk ndalet, merr 3 pikë në fushën e Kolnit

Bayern Munich po vazhdon me fitore në Bundesliga.

Skuadra e Hansi Flick ka mposhtur 2-1 skuadrën e Kolnit në ndeshjen e vleshme për javën e 6-të në ligën elitare gjermane.

Thomas Muller hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 13’, kurse Serge Gnabry dyfishoi shifrat në minutën e 45+1’.

Në pjesën e dytë, skuadra e Flick administroi mjaft mirë rezultatin, duke bërë që të dalin nga terreni i Koln me tri pikët, me vendasit që shënuan vetëm një herë me anë të Drexler, në minutën e 82′ për 1-2.

Artikulli i mëparshëmGjobat për parkingjet, një ‘taksë e fshehtë’ mbi banorët e Tiranës
Artikulli i radhësChelsea rikthehet tek fitorja në Premier League