Chelsea ka marrë 3 pikë të rëndësishme në Premier League.
Skuadra e Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke fituar 3-0 në përballjen ndaj Burnley.
Hakim Ziyech (26’) ishte ai që shënoi golin e parë, me një goditje të saktë me të majtën. Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi me kokë Kurt Zouma, në minutën e 63’. Ndërsa rezultati përfundimtar i takimit u vulos nga Timo Werner në minutën e 70’.
Me këtë fitore, Chelsea renditet në vendin e katërt me 12 pikë të grumbulluara.