Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka deklaruar se lokalet në zonën e ish-Bllokut, do të mbyllen dhe kjo gjë është e sigurtë. Tomini tha se mbetet vetëm për tu vendosur orari që do të kufizojë këto biznese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
“Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt,” tha Tomini për Opinion.